Roma mund të nënshkruajë me Gonzalo Rodriguezin, nëse Kostas Manolas i bashkohet Interit, Chelseat ose Manchester Unitedit.
Mbrojtësi grek ka qenë i lidhur me një largim të tij nga Giallorossët, por ai vendosi të qëndrojë së paku edhe një vit.
Nerazzurrët kanë qenë të lidhur këto ditë me lojtarin, por nuk mungon as ndërhyrja e klubeve angleze.
Sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, lojtari që pëlqehet nga Roma është Rodriguez i Fiorentinës.
Violat nuk kanë treguar interesim që të vazhdojnë me kapitenin e tyre edhe pse pëlqehet shumë më Artemio Franchi. /Telegrafi/