Telegrafi

Roma e fillon vitin 2021 me fitore ndaj Sampdorias

Roma e ka filluar vitin 2021 me fitore, pasi ka mposhtur 1-0 Sampdorian në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Giallorossët e kishin një takim mjaftë të vështirë më rivalin në ligë, por në fund ia arritën të merrnin tri pikë.

Pjesa e parë filloi mjaftë furishëm, mirëpo munguan golat nga të dyja anët edhe pse shanse të mira kishte.

Momenti që vendosi fatin e ndeshjes ishte në minutën e 72-të, atëherë kur Edin Dzeko pranoi një asistim nga Karsdrop, për të shënuar golin e vetëm të takimit.

Roma aktualisht është në vendin e tretë me 30 pikë, gjashtë pikë mbrapa liderit Interit, derisa në javën e 16-të do të takohet me Crotonen. /Telegrafi/