Telegrafi

“Roma e dëshiron pozitën e dytë”

 

Pas fitores së madhe të hënën ndaj Napolit, Roma tani ka më shumë gjasa për ta zënë pozitën e dytë në Serie A.

Skuadra nga kryeqyteti italian është dy pikë prapa Napolit tri xhiro para përfundimit të stinorit në Serie A.

Mbrojtësi gjerman i Giallorosëve, Antonio Rudiger ka treguar haptazi dëshirën për pozitën e dytë.

“Kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund dhe ne natyrisht që duam pozitën e dytë për të shkuar direkt në Ligën e Kampionëve”.

“Napoli është dy pik para nesh por ne besojmë se mund t’i kalojmë ata në këto tri ndeshje të mbetura”.

“Kemi pasur një rikthim të mirë të rezultateve dhe shpresojmë ta mbyllim me sukses këtë edicion”, deklaroi Rudiger duke folur edhe për një largim nga Roma.

Conte ju do te Chelsea? Nuk më interesojnë ato se çsfarë shkruajnë gazetat, unë jam i lumtur te Roma dhe dua të qëndrojë këtu”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/