Telegrafi

Roma e deklason Palermon (Video)

Kryeqytetasit u tregun superior gjatë gjithë takimit dhe në çdo cep të fushë, ndërsa mysafirët ishin vetëm turist, pasi e gjitha ajo që bënë gjatë 90 minutave ishte një goditje në portë.

Goli i vetëm në pjesën e parë ishte ai i Edin Dzekos në minutën e 30-të, ndërsa pjesa e dytë ishte një festival golash.

Në minutën e 52-të erdhi edhe goli i sigurisë nga Seydou Keita dhe pastaj në skenë doli egjiptiani Mohamed Salah me dy gola të shpejt (60’ dhe 62’).
Ndërsa goditjen përfundimtare ia dha Edin Dzeko në minutën 89-të me një gol të bukur me kokë.

Pas kësaj fitore Roma vazhdon në pozitën e katërt me 50 pikë, ndërsa Palermo në vendin e 16-të me 26 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Giallorossëve është ndaj Empolit. /Telegrafi/ 

1-0: Dzeko kalon Romën në epërsi ndaj Palermos.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 21 February 2016 

2-0: Goli i Keitas ndaj Palermos.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 21 February 2016 

3-0: Roma ka shënuar edhe golin e tretë me anë të Salah.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 21 February 2016 

4-0: Gol të tillë nga Salah rrallë herë keni parë

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 21 February 2016 

5-0: Edhe një herë Dzeko.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 21 February 2016