Site icon Telegrafi

Roma e blindon Zaniolon, kontratë të re dhe e bën lojtarin e tretë më të paguar në klub

Nicolo Zaniolo është dëshira e madhe e Juventusit për edicionin e ardhshëm, pasi e shohin atë si zëvendësuesin adekuat të Paulo Dybalas.

Megjithatë Roma ka intervenuar shpejtë për të vazhduar bisedimet për rinovimin e kontratës me agjentët e lojtarëve.

Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto ka zhvilluar biseda të reja me agjentët e lojtarit i cili është i vendosur të mbetet në kryeqytetin italian.

Zaniolo gjithmonë ka shprehur dashurinë dhe falënderimin për Romën, klub që edhe pas dy operimeve e mbështeti vazhdimisht.

Reprezentuesi italian do të mbetet deri në vitin 2026 në Olimpico, pasi kontrata e re pritet të nënshkruhet brenda muajit shkurt.

Roma do ta bëj  Zaniolon futbollistin e tretë më të paguar në klub, pasi talenti italian me kontratën e re do të fitojë pagë prej 3,5 milionë eurove në sezon.

Para tij në renditjen e pagave janë kapiteni Lorenzo Pellegrini me pesë milionë dhe sulmuesi Tammy Abraham me 4,5 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version