Në Stadio Olimpico zhvillohet ndeshja kthyese çerekfinale e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Bodo/Glimt.
Ekipi norvegjez e fitoi sfidën e parë (2-1) që u zhvillua në Aspmyra Stadion, ashtu që Giallorossët duhet t’i përmbysin gjërat në kryeqytetin italian.
Strategu Jose Mourinho i ka përgatitur taktikat për ta mposhtur homologun e tij, Kjetil Knutsen.
Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Zalewski, Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham, Zaniolo.
Formacioni startues i Bodo/Glimt: Haikin; Sampsted, Moe, Hoibraten, Wembangomo; Vetlesen, Hagen, Saltnes; Solbakken, Espejord, Koomson.
Skuadra fituese, në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e takimit ndërmjet Leicester City dhe PSV Eindhoven. /Telegrafi/