Telegrafi

Roma me disa mungesa ndaj Pescaras së zhytur në lëndime

Roma do të ketë punë me Pescaran në shtëpi në tentim për t’u përgjigjur në Serie A pas disfatës shokuese te Atalanta.

Giallorosët do të duhet t’i vërtetojnë kredencialet ndaj Pescaras jo në formë.

El Shaarawy mungon sigurt bashkë me Florenzin për shkak të lëndimeve në muskuj respektivisht në gju.

Kostas Manolas ka lëndim në të pasme, ashtu sikurse Totti, por që të dy mund të kthehen në fushë edhe pse vazhdojnë të jenë në dyshim.

Pescara do të jetë sigurt pa Campagnaron dhe Codan, teksa Gornasier, Gyomber, Verre dhe Bohebeck janë në dyshim të gjithë të lënduar.

Ndeshja zhvillohet në Olimpico të dielën nga ora 20:45. /Telegrafi/