Telegrafi

Roma dhe Palermo ruajnë interesimin për Behramin

Shqiptari me nënshtetësi zvicerane pritet të zhvillojë biseda me trajnerin e ri të West Hamit, Avram Grant, rreth të ardhmes së tij në Upton Park dhe rreth një rikthimi të mundshëm në Serie A, ku mes tjerash janë të interesuara edhe Genoa, Verona dhe Lazio.

Behrami së fundi ishte pjesë e Kupës Botërore me kombëtaren e Zvicrës dhe pas paraqitjeve të mira, West Ham shpreson të nxjerrë përfitime të mira nga shitja e tij. /Telegrafi/