Site icon Telegrafi

Roma dhe Napoli në garë për Denis Suarez

Mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez duket se do të largohet nga skuadra e tij aktuale.

Hapësirat e pakta nën urdhrat e Ernesto Valverdes kanë bërë talentin spanjoll ta humbas durimin.

Sipas medieve spanjolle, Suarez ka vendosur të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin italian, Serie A.

Roma dhe Napoli janë dy skuadrat që janë rikthyer duke kërkuar shërbimet e Suarez, pasi të njëjtën gjë e kishin bërë edhe vitin e kaluar.

24-vjeçari mund të largohet nga Barcelona nëse vije një ofertë mbi 25 milionë euro.

Por për të interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze si Liverpool, Everton dhe Tottenham Hotspur.

Kujtojmë që 24-vjeçari para se të rikthehej në Barcelonë kishte luajtur edhe për klubet tjera spanjolle si Sevilla dhe Villareal. /Telegrafi/

Exit mobile version