Telegrafi

‘Roma dhe Napoli janë më të dobët se sezonin e kaluar’

John Elkann thotë se ekipi i tij janë entuziast për sezonin e ri, por ka deklaruar gjithashtu se Roma dhe Napoli janë më pak të fortë se vitin e kaluar.

Elkann, i cili është në krye të kompanisë, EXOR, që mbajnë dhe kontrollojnë klubin e bardhezinjve, është pyetur për mendimin e tij në një vizitë në Olimpiadën e Rios.

“Juve kanë një skuadër me individualist të mëdhenj dhe fytyra të reja, ka entuziazëm”, ka thënë Elkann për Ansa, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Morata falënderon Juventusin, i quan ‘top’ skuadër

“Roma dhe Napoli, pa Miralem Pjanicin dhe Gonzalo Higuainin, janë më pak të fortë se vitin e kaluar”.

“Max Allegri ka treguar tashmë se ai mund të vë së bashku në një grup me lojtarët e sapoardhur”, ka përfunduar biznesmeni italian. /Telegrafi/