John Elkann thotë se ekipi i tij janë entuziast për sezonin e ri, por ka deklaruar gjithashtu se Roma dhe Napoli janë më pak të fortë se vitin e kaluar.
Elkann, i cili është në krye të kompanisë, EXOR, që mbajnë dhe kontrollojnë klubin e bardhezinjve, është pyetur për mendimin e tij në një vizitë në Olimpiadën e Rios.
“Juve kanë një skuadër me individualist të mëdhenj dhe fytyra të reja, ka entuziazëm”, ka thënë Elkann për Ansa, transmeton Telegrafi.
“Roma dhe Napoli, pa Miralem Pjanicin dhe Gonzalo Higuainin, janë më pak të fortë se vitin e kaluar”.
“Max Allegri ka treguar tashmë se ai mund të vë së bashku në një grup me lojtarët e sapoardhur”, ka përfunduar biznesmeni italian. /Telegrafi/