Vinicius Junior nuk ka luajtur shumë në fillim të edicionit për Real Madridin.
Por me ardhjen e trajnerit Santiago Solari në krye të Los Blancos, braziliani ka filluar të aktivizohet.
Në një ndeshje të Kupës së Mbretit, Junior ka bërë dy asistime, ndërsa ndaj Valladolidit ishte fantastik në ato pak minuta sa kishte në këmbë.
Por duket se Reali synon ta huazojë lojtarin me qëllim që ai të luajë sa më shumë.
E ardhmja e talentit brazilian mund të jetë në kampionatin italian Serie A.
Dy gjigantët italian, Roma dhe Napoli kanë shprehur dëshirë për ta huazuar lojtarin.
Kampionët e Evropës, Real Madrid synojnë ta lënë të lirë yllin e ri brazilian të largohet si huazim me të vetmin qëllim që të rritet edhe më shumë.
Skuadra që i premton më shumë minuta në këmbë do ta marrë në huazim gjashtë mujor 18-vjeçarin. /Telegrafi/