Telegrafi

Roma dhe Liverpooli në bisedime të avancuara për Lovrenin

Dejan Lovren. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Liverpooli është në bisedime me Romën, për Dejan Lovrenin, ku klubi anglez po kërkon 17 milionë euro. 

Kroati është i lidhur me një largim nga klubi që në këtë afat dhe kërkesat për të kanë qenë të shumta.

Lovren aktualisht 30 vjeç, ka mbetur prapa në hierarki, pasi para tij janë Virgil van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip, dhe kjo ka bërë që ai të mendojë largimin.

Lovren . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Roma është duke punuar dhe është e avantazhuar në bisedime, por duhet të bëjë edhe me konkurrencën e Milanit.

Lovren u bashkua me Liverpoolin për 22 milionë euro në vitin 2014, duke luajtur në 170 ndeshje.

Dejan Lovren dhe Xherdan Shaqiri. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Lovren sezonin e fundit luajti 18 ndeshjen. /Telegrafi/