Roma është kthyer te fitoret, pas dy barazimeve dhe dy humbjeve, duke mposhtur bindshëm Frosiononen me rezultat 4-0.
Trajneri Eusebio Di Francesco ka qenë kryefjala e medieve italiane në këtë javë, duke u aluduar për një shkarkim të tij.
Por djelmoshat e tij reaguan mirë, duke fituar.
Ndeshja nisi me këmbë të mbarë për romakët, që shënuan që në minutën e dytë me Cengiz Under.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë me Pastoren që shënoi në minutën e 28-të.
Vulës takimit që në pjesën e parë ia dha El Shaarawy që shënoi për 3-0 në minutën 35-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Roma e kontrolloi ndeshjen.
Roma shënoni edhe një herë në fund me Koloarov.
Kjo fitore e dërgon Romën në kuotën e tetë pikëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/IFTVofficial/status/1045027749885366273
https://twitter.com/IFTVofficial/status/1045033981035630592
#Roma lead 3-0. #CengizUnder with the assist, #ElShaarawy the taps it in. Job done for #ASRoma #RomaFrosinone pic.twitter.com/mQEIZGrBOm
— Haris Mrkonja N1 (@harismrkonjan1) September 26, 2018
https://twitter.com/OfficialRomaGif/status/1045053195893043203