Roma është nikoqire e Atalantas në Stadio Olimpico, për njërën nga ndeshjet kryesore të javës së shtatë në Serie A.
Giallorossët kanë 13 pikë nga gjashtë xhirot e parë, me katër fitore, një barazim dhe një humbje.
Në anën tjetër, Atalanta ndan kreun e tabelës me Napolin dhe Milanin me nga 14 pikë, nga katër fitore dhe dy barazime.
Trajnerët Jose Mourinho dhe Gian Piero Gasperini i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë përballje.
Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Çelik, Cristante, Pellegrini, Spinazzola; Dybala, Zaniolo; Abraham.
Formacioni startues i Atalantas: Musso; Toloi, Demiral, Okoli; Hateboer, De Roon, Koopmeiners, Soppy; Ederson, Lookman, Hojlund.
/Telegrafi/