Telegrafi

Roma dhe Atalanta luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Roma dhe Atalanta kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.

Giollarossët janë nikoqir të klubit nga Bergamo në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Olimpico me fillim nga ora 18:00.

Ekipi i Jose Mourinhos është në një formë pozitive pa humbje në gjashtë ndeshjet e fundit dhe synon fitore para tifozëve të vet për të hedhur kandidaturën për një vend në top katërshe.

Në anën tjetër, mysafirët janë në një formë jo të mirë, por kanë fituar në ndeshjen e fundit dhe duan të vazhdojnë me rezultate pozitive, pasi duan të kthehen në katër pozitat e para.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht disa mungesave.

Te Roma titullar është shqiptari Marash Kumbulla, ndërsa Berat Gjimshiti e nis nga banka te Atalanta.

Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Kumbulla; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Pellegrini, Zalewski; Zaniolo, Abraham;

Atalanta: Musso; Hateboer, Demiral, Palomino, Zappacosta; De Roon, Freuler, Koopmeiners; Miranchuk, Pessina; Pasalic

/Telegrafi/