Site icon Telegrafi

Roma dhe Atalanta barazojnë në trilerin e gjashtë golave

Foto: AS Roma/Twitter

Roma dhe Atalanta kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Serie A, ndeshje kjo e cila pati shumë aksion dhe rikthime rezultatesh.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në përgjithësi mysafirëve, të cilët zhvlerësuan një gol të Romës, duke shënuar tre gola të shpejtë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dy minutave lojë, ku ishte argjentinasi Javier Pastore, i cili shënoi gol të bukur me thembër për 1-0.

Pastore realizoi me mjeshtëri golin e parë të ndeshjes (Getty Images)

Atalanta arriti të kthehet në lojë duke barazuar rezultatin në minutën e 19-të me anë të Timothy Castagne, ndërsa Emiliano Rigoni (22′) shënoi për epërsinë 1-2.

Argjentinasi Rigoni ishte përsëri ai i cili gjeti rrjetën në minutën e 38-të të ndeshjes, duke quar skuadrën e tij në pushim me epërsi 1-3.

Rigoni shënoi dy gola (Getty Images)

Në pjesën e dytë, skuadra e Eusebio Di Francescos u tregua më e matur dhe më sulmuese duke arritur të barazojnë edhe rezultatin.

Ishte Alessandro Florenzi, i cili shënoi për 2-3 në minutën e 60-të, ndërsa Kostas Manolas u përkujdes në minutën e 82-të t’i barazojë shifrat në 3-3.

Festa e Florenzit (Foto: AS Roma/Twitter)

Ky gol i dha besim Romës, të cilët provuan ta fitojnë gjithë ndeshjen, por edhe përkundër disa rasteve tjera nuk arritën ta tundin rrjetën dhe në fund u desh të kënaqen me një pikë.

Në ndeshjen e radhës, Roma luan në udhëtim te Milani, ndërsa Atalanta e pret në shtëpi Cagliarin. /Telegrafi/

https://twitter.com/BolaEropah/status/1034155775839494145

https://twitter.com/IFTVofficial/status/1034172523984891904

 

 

Exit mobile version