Roma ka kompletuar marrëveshje të dyfishte duke i shitur dyshen Cristian Volpato dhe Filippo Missori te Sassuolo për një shumë prej 10 milionë eurosh.
Giallorossët kishin nevojë për fonde para datës 30 qershor, në mënyrë që t’i balanconin librat dhe duhej të bëheshin sakrifica të domosdoshme.
19-vjeçari Volpato është mesfushor kreativ i lindur në Australi, por ka zgjedhur ta përfaqësojë Italinë në nivel ndërkombëtar. Akademisë së Romës i është bashkuar në janar 2020, ndërsa ka shënuar dy gola në 14 paraqitje për ekipin e parë në të gjitha garat.
Cristian Volpato has completed a permanent move to Sassuolo. 🤝
Good luck for the future, Cristian! #ASRoma
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 29, 2023
Mbrojtësi i djathtë, Missori, është po ashtu 19 vjeçar dhe ka qenë kapiten i ekipit Primavera të Romës, ndërsa i ka zhvilluar katër ndeshje për skuadrën kryesore.
Roma do të përfitojë 15 për qind nga shitjet e mëtutjeshme të dy futbollistëve. /Telegrafi/
Filippo Missori has also completed a permanent move to Sassuolo. 🤝
Good luck for the future, Filippo! #ASRoma
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 29, 2023