Telegrafi

Roma dështon të fitojë

Kryeqytetasit shënuan dy herë në pjesën e dytë, me anë David Pizarros nga pika e bardhë (52’), ndërsa golin e dytë e shënoi mesfushori italian Simone Perrotta (65’).

Atëherë kur mendohej se Roma do ta fitojë ndeshjen ndodhi ndryshe.

Vendasit shënuan dy gola të shpejtë, me anë të Luis Diego Lopez (90’+1) dhe Daniele Conti (90’+3), për të siguruar një pikë të artë nga kjo ndeshje, e cila dukej e humbur. /Telegrafi/