Telegrafi

Roma dëshiron të huazojë Sanchezin nga Unitedi

Alexis Sanchez duket se do të mbetet edhe për një sezon në Serie A.

Anësori kilian është aktualisht në huazim te Interi nga Manchestëer United deri në fund të muajit qershor.

Sanchez ka dështuar të tregojë vetën te Nerazzurët, dhe më 1 korrik do të rikthehet te Djajtë e Kuq, por jo edhe për shumë gjashtë.

Sky Sport Italia raporton se Giallorossët e duan huazimin e tij njëvjeçar nga Unitedi, mirëpo ka një problem.

Skuadra angleze do të lejonte huazimin e Sanchezit, por që marrëveshja të jetë me të drejtë blerje në verën e vitit 2021.

United nuk e dëshiron më në skuadër kilianin dhe do të tentojë të shesë atë pas një viti.

Antonio Conte e huazoi në verën e kaluar lojtarin te Interi, gjersa mbeti i zhgënjyer nga forma e tij, që e kishte edhe te skuadra angleze. /Telegrafi/