Telegrafi

Roma dëshiron të huazojë Huntelaar

Derisa ekipi italian pritet të shesë disa emra të mëdhenj në javët e ardhshme, mendohet se klubi po ashtu dëshiron të sjellë edhe një përforcim të klasit për të kënaqur pjesërisht kërkesat e trajnerit Luciano Spalletti.

Me prioritet sulmin, Roma shpresonte të sjellë në radhët e veta Julio Cruz si transferim të lirë, por duket se argjentinasi mund të kalojë te rivali i qytetit, Lazio.

Sipas Corriere dello Sport, Roma mund të bëjë një hap përpara duke sjellë Klaas-Jan Huntelaar si huazim nga Real Madridi.

Por duke marrë parasysh deklaratat e fundit të Florentino Perez, se ai kërkon 100 milionë euro nga shitja e yjeve të padëshiruara në Madrid, mbetet të shihet nëse Roma do të arrijë të bindë ekipin spanjoll ta huazojë holandezin.