Telegrafi

Roma dëshiron ta huazojë Nanin

Roma po e shqyrton mundësinë që ta huazojë Nanin për gjashtë muaj, me mundësi blerje në fund të sezonit. Flitet se agjentët e Romës kanë filluar bisedimet me vëllanë e Nanit rreth interesimit të tij për një kalim të mundshëm në Olimpico.

Nani ka bërë më shumë se 200 paraqitje për Manchester Unitedin që nga viti 2007, por këtë sezon ai ka hasur në vështirësi për të zënë vend në 11-shën startuese.

Si do që të jetë, Roma do ta ketë të vështirë për ta transferuar këtë lojtar për shkak të pagës që ai e merr te United. Nëse ai do të vinte te Roma, do të duhej të pranonte një pagë më të ulët. /Telegrafi/