Chris Smalling pritet ta vazhdojë qëndrimin në Serie A, kështu besojnë shefat e klubit të Romës.
Sipas Il Tempo, Giallorossët janë të bindur se do të arrijnë marrëveshje për zgjatjen e marrëveshjes me mbrojtësin.
30-vjeçari u huazua në Stadio Olimpico në verën e kaluar nga Manchester Unitedi që nuk ka nevojë për shërbimet e lojtarit anglez.
Në ndërkohë, Roma shpreson që të arrijë një marrëveshje të ngjashme për ta huazuar edhe për një sezon tjetër.
Në ofertë e re, klubi italian do ta përfshijë edhe opsionin e blerjes për 13 milionë funte (14.5 milionë euro). /Telegrafi/