Site icon Telegrafi

Roma bën përpjekjen e radhës për transferimit e Frattesit

Davide Frattesi vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Romës për repartin e mesfushës.

Gjiganti italian edhe vitin e kaluar ishte pranë nënshkrimit me lojtarin, por në fund dështoi marrëveshja me Sassuolon.

Dëshira e mesfushorit italian është të rikthehet te Roma, nga ku iu bashkua Sassuolos në verën e vitit 2017.

Lexo po ashtu Interi i bashkohet Romës dhe Juventusit në garë për Frattesin

Roma vazhdon të mbajë 30 për qind të kartonit të lojtarit, derisa Sassuolo po kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.

Sky Sport ka raportuar se Roma është e gatshme të ofrojë edhe kartonin e talentit Christiano Volpato për të arritur te Frattesi.

23-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer në elitën e futbollit italian Serie A, ku në 36 ndeshje zyrtare ka realizuar shtatë gola.

Përveç Romës interesim për të kanë shprehur edhe Juventus, Inter dhe skuadra angleze Brighton. /Telegrafi/

 

Exit mobile version