Roma ka arritur të sigurojë një tjetër futbollist cilësorë me parametra zero.
Pas Paulo Dybalas, Andrea Belottit , Nemanja Matic e Mile Svilar, Giallorosët kanë siguruar shërbimet e Ola Solbakken.
Sulmuesi norvegjez po kalon muajt e fundit si lojtar i skuadrës Bodo/Glimt pasi në dhjetor i skadon kontrata.
24-vjeçari është një sulmues anësorë që ka cilësi të mira shënimi, por që këtë vit ka vuajtur nga një lëndim dhe ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.
Il Tempo ka raportuar se Giallorosët kanë siguruar shërbimet e Solbakken i cili do të arrijë si transferim i lirë në janar për të nënshkruar kontratë katër vjeçare me gjigantin italian.
Për t’i siguruar shërbimet e Solbakken, Roma ka mposhtur konkurrencën e Monacos, Napolit, Atletico Madrid dhe RB Leipzig.
Drejtuesit e klubit dhe trajneri Jose Mourinho e njohin shumë mirë norvegjezin, pasi edicionin e kaluar në Ligën e Konferencës, Solbakken i kishte shënuar tre gola kryeqytetasve italianë./Telegrafi/