Site icon Telegrafi

Roma bën lëvizjen e parë drejt Shaqirit, kontakton me Stoke

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka kontaktuar me Stoke Cityn për të pyetur rreth situatës së Xherdan Shaqirit.

Gazzetta dello Sport bën të ditur se Giallorossët janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar, i cili kaloi në bet365 Stadium para dy vitesh.

Lexo po ashtu Rikthim i bujshëm i Shaqirit në Serie A

Klubi italian pritet të përfitojë mbi 35 milionë funte nga shitja e Mohamed Salah te Liverpooli, ashtu që planifikon të investojë në lojtarë të rinj.

Shaqiri është mjaft i pëlqyer te Stoke, ku ka startuar në 21 ndeshje në edicionin që lamë pas, ndërsa për shkak të problemit me lëndime ka munguar në tjerat.

Klubi anglez pagoi 12 milionë funte në vitin 2015 kur e transferoi nga Interi, ndërsa mesfushori ka kontratë deri në vitin 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version