Telegrafi

Roma barazon rezultatin me golin e Dzekos (Video)

Skuadra e Romës ka barazuara 2-2 ndaj Sampdorias.

Djelmoshat e trajnerit Luciano Spalletti kanë arritur të barazojnë rezultatit, pas rinisjes së takimit, që ishte ndërprerë shkaku i reshjeve të shiut.

Ishte sulmuesi i inkuadruar në lojë në pjesën e dytë, Edin Dzeko, i cili shënoi golin e barazimit.

Super-goli erdhi në minutën e 61-të pas super-asistimit të kapitenit Francesco Totti. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=qFPd_HRVmTs