Roma vazhdon të jetë aktive në afatin kalimtar të verës.
Skuadra italiane po mendon të përforcohet edhe më shumë që të jetë konkurrente për kampionat dhe Ligën e Kampionëve.
Emri i ri në listën e Giallorosëve është kampioni i botës me Francës, Steven N’Zonzi.
Mediat italiane kanë raportuar se drejtori sportiv i Romës, Monchi ka arritur marrëveshje me Sevillën për shumën e 30 milionë eurove.
Edhe marrëveshja me lojtarin është arritur ku do të fitojë 3,5 milionë euro në stinor në një kontratë katër vjeçare.
Për tu konkretizuar kjo marrëveshje, duhet pritur shitja e Maxime Gonalons për t’i liruar vendin N’Zonzit.
Roma deri më tani ka qenë skuadra italiane më aktive në tregun e transferimeve.
Justin Kluivert, Javier Pastore, Bryan Cristante e Robin Olsen janë vetëm disa nga lojtarët e transferuar nga Roma. /Telegrafi/