Telegrafi

Roma ankohet në vendimin për shtyrjen e ndeshjen Juventus – Napoli, sipas tyre po favorizohet një klub

Shtyrja e fundit e ndeshjes Juventus – Napoli, ka shkaktuar polemika, pasi Roma ka argumentuar se si kjo gjë i favorizon napolitanët.

Ndeshja e javës së 3-të nuk ishte zhvilluar fillimisht më 4 tetor, pasi Napoli u ndalua të udhëtonte për shkak të rasteve me COVID-19.

Ata fillimisht u penalizuan me humbjen e një pike, duke humbje automatike 3-0, për shkak se nuk iu përmban protokollit të COVID-19, por ankesa e tyre e tretë, bëri që ndeshja të zhvillohej, duke rënë poshtë vendimet e mëparshme.

Ndeshja ishte paraparë që të zhvillohej të mërkurën më 17 mars.

Sidoqoftë, të premten të dy klubet ranë dakord me pëlqim të ndërsjellë për ta zhvendosur më 7 prill.

Por ky vendim ka zemëruar Romën, të cilët mendojnë se Napolit i është dhënë një trajtim preferencial që të kenë më shumë pushim para ndeshjes që zhvillohet në fundjavë në “Stadio Olimpico”.

Është irrituese për ta, pasi Roma luan në Ligën e Evropës të enjten dhe udhëton në Ukrainë për ndeshjen kthyese ndaj Shakhtar Donetsk.

Roma i ka shkruar një letër zyrtare Lega Serie A duke vënë në dyshim vendimin për të ndryshuar orarin e ndeshjes Juventus-Napoli.

“Ne kërkojmë sqarim për motivin që është në interes të qartë sportiv, sepse aktualisht nuk shohim absolutisht asnjë justifikim adekuat, përveç favorizimit të dukshëm të listës së ndeshjeve të SSC Napolit”, shkruhet në ankesën e klubit. /Telegrafi/