Site icon Telegrafi

Roma afër transferimit të Smalling

Raportet e mediave në Itali pretendojnë se mbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling, është afër të bëjë një transferim shokues te Roma.

Lajmi u përhap për herë të parë nga gazetari i gazetës Il Tempo, Alessandro Austini, i cili shkroi në Twitter se Smalling ishte ‘Mr X’ që Roma kishte synuar të forconte mbrojtjen e tyre.

Kjo u pasua më pas nga Sky Sport Italia duke pretenduar se Giallorossët kanë rënë dakord për një huazim të thjeshtë prej tre milionësh për anglezin.

Lexo po ashtu Roma pas dyshes së Juventusit, Can dhe Mandzukic

Ky medium shton se ai tani është në proces të finalizimit të lëvizjes së tij, e cila nuk përfshin mundësinë e blerjes, dhe së shpejti do të udhëtojë në Romë për testet mjekësore.

29-vjeçari u bashkua me Unitedin nga Fulhami në vitin 2010 dhe ka bërë mbi 300 paraqitje për Djajtë e Kuq, duke fituar dy tituj të Ligës Premier, dy Kupa të Anglisë dhe Ligën e Evropës.

Ai gjithashtu ka 31 paraqitje me Anglinë, por ka mbetur në bankë pas ardhjes së Harry Maguire në klub dhe u nuk u ftua në Kupën e Botës 2018.

Smalling pritet të jetë lider i mbrojtjes së trajnerit të ri, Paulo Fonseca. /Telegrafi/

Exit mobile version