Site icon Telegrafi

Roma afër transferimit të mbrojtësit austriak

Roma është duke kërkuar ta përforcojë skuadrën në repartin e mbrojtjes.

Pas largimit të Toni Rudiger në drejtim të Chelsea, ‘Giallorosët’ ende nuk kanë gjetur një zëvendësues të tij.

Emri i ri në listën e Romës është mbrojtësi austriak Aleksandar Dragovic.

Reprezentuesi austriak është pjesë e Bayer Leverkusen dhe ka pasur paraqitje të mirë edicionin e fundit në Bundesliga.

“Është e vërtetë, jemi në kontakte me Romën por të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar shkurtimisht agjenti i lojtarit.

Sipas mediave italiane Roma është e gatshme të shpenzojë rreth 15 milionë euro për lojtarin.

26-vjeçari po kërkohet edhe nga Inter e Zenit St Petersburg. /Telegrafi/

Exit mobile version