Telegrafi

Roma afër t’i sigurojë shërbimet e Denis Zakarias

Denis Zakaria ka qenë dëshira e madhe e Romës në afatin kalimtar veror, por pa u bërë realitet.

Mesfushori zviceran u kërkua me ngulm nga Giallorosët, por që Borussia Moenchegladbach nuk e lejoi largimin e tij.

Zakaria ka kontratë me Gladbachun deri në qershor të këtij viti, por që nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Mediat në Gjermani dhe Itali kanë raportuar se reprezentuesi zviceran ka pranuar transferimin te Roma në janar.

Tani i mbetet dy klubeve të gjejnë një gjuhë të përbashkët, me Romën që është gati të ofrojë shtatë milionë euro për të.

Nga ana tjetër klubi gjerman Borussia Moenchgladbach po kërkon 10 milionë euro, por që nuk guxon të rrezikojë pasi mund ta humbas në verë pa fituar asgjë mesfushorin.

Mourinho e pëlqen shumë lojtarin dhe thuhet se ai tanimë ka biseduar me të për ta bindur të transferohet në Romë.

Vlen të theksohet se interesim për mesfushorin qendror ka shfaqur kohëve të fundit edhe Barcelona. /Telegrafi/