Besohet se Roma është shumë afër të nënshkruajë me mbrojtësin e Portos, Ivan Marcano.
30-vjeçarit i përfundon kontrata me 30 qershor dhe me shumë mundësi nuk do të nënshkruajë kontratë të re me klubin portugez.
Faqja e ekspertit italian të tregut të transferimeve, Gianluca Di Marzio, raporton se Giallorossët janë shumë afër të arrijnë marrëveshje me spanjollin.
Nuk përjashtohet mundësia që zyrtarizmi i transferimit të ndodh brenda javës.
Maracon nuk është paraqitur asnjëherë për Përfaqësuesen e parë të Spanjës, por në rininë e tij ka luajtur për U21.
Katër sezonet e fundit i ka kaluar në Portugali, ndërsa në sezonin e fundit e ka fituar ligën.
Mbrojtësi nuk pritet të jetë startues te Roma në kampionat, por normalisht provoja e tij mund të jetë e nevojshme pasi skuadra italiane merr pjesë edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/