Ardhja në klub e drejtorit sportiv Ramon Sanchez Monchi, ka bërë që Roma të jetë aktive në afatin kalimtar të verës.
Skuadra nga kryeqyteti italian është afër transferimit të një mesfushori të talentuar.
Fjala është për francezin, Jean Miachael Seri i cili ka shkëlqyer tek Nice stinorin e fundit.
Dy skuadrat kanë filluar ditë më parë negociatat dhe janë pranë arritjes së marrëveshjes.
Nice kërkon rreth 30 milionë euro ndërsa Roma ka ofruar pesë milionë më pak.
Gjatë kësaj jave pritet edhe një takim i fundit mes dy skuadrave ku pritet të arrihet marrëveshja.
Besohet se Seri do t’i bashkohet Romës për një shumë rreth 27 milionë euro.
Kujtojmë që për francezin interesim ka shprehur edhe Barcelona.
25-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime këtë edicion në Ligue 1. /Telegrafi/