Skuadra italiane Roma nuk e ka nisur këtë edicion siç pritej.
Për Giallorsoët pritjet në Itali ishin se do të konkurronte me Juventusin për titullin e kampionit.
Por aktualisht Roma zë pozitën e gjashtë në tabelë dhe synimi kryesor është njëra mes pozitës tre dhe katër.
Kësisoj Giallorosët po tentojnë të përforcohen gjatë afatit kalimtar të janarit.
Emri i ri në listën e Romës është ai i sulmuesit anësor të Udineses, Rodrigo de Paul.
Argjentinasi ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A me gjashtë gola e katër asistime me fanellën bardh e zi.
Roma është gati të ofrojë 20 milionë euro për shërbimet e De Paul si dhe huazimin e dy të rinjve Ante Coric dhe Luca Pellegrini.
24-vjeçari argjentinas falë paraqitjeve të mira këtë edicion ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e tij.
Për De Paul interesim ka shfaqur edhe gjiganti tjetër italian Milan. /Telegrafi/