Telegrafi

Roma afër goditjes së madhe, i bën ofertë zyrtare Edinson Cavanit

Edinson Cavani. (Photo by UEFA - Handout/UEFA via Getty Images)

Edinson Cavani mund të bëjë një rikthim të bujshëm në kampionatin italian Serie A.

Sulmuesi uruguaian edhe zyrtarisht është larguar nga Paris Saint Germain, pasi i ka përfunduar kontrata me klubin francez.

Pas shtatë viteve qëndrim në Parc de Princes dhe shumë trofeve të fituar, Cavani është larguar si futbollist i lirë nga gjigantët francezë.

33-vjeçari ka shumë oferta nga Evropa, Amerika, Argjentina e Kina, por duket se do të vazhdoj të mbetet në Evropë së paku edhe për dy vite të tjera.

Edinson Cavani. (Photo by Lintao Zhang/Getty Images)

Mediat italiane kanë raportuar së fundmi se Roma është futur fuqishëm në garë për Cavanin, me Giallorosët që i kanë bërë ofertën më të mirë sulmuesit.

Besohet se klubi kryeqytetas i ka ofruar kontratë dy vjeçare Cavanit me një pagë vjetore prej shtatë milionë eurove në sezon.

Oferta e Romës po vlerësohet nga Cavani dhe gjithnjë sipas shkrimeve të fundit në Itali uruguaiani mund ta pranojë atë.

Kësisoj Roma ka kaluar skuadrat tjera si Inter, Napoli apo Atletico Madrid në garë për ‘El Matador’. /Telegrafi/