Site icon Telegrafi

Roma 4-1 Palermo, notat e lojtarëve (Foto)

Roma ka arritur të shënoj një fitore shumë të vlefshme ndaj Palermos.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka fituar 4-1 në shtëpi ndaj sicilianëve, për të qëndruar në hap me liderin e Serie A, Juventusin.

Golat në këtë takim u shënuan nga Mohamed Salah (27’), Leonardo Paredes (52’), Edin Dzeko (68’) dhe El Shaarawy (82’) për vendasit, ndërsa golin e nderit për Palermon e shënoi Robin Quaison (80’).

Lexo po ashtu Roma fiton lehtësisht ndaj Palermos, vazhdon të jetë hije e Juves (Video)

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, varësisht nga paraqitja e tyre në këtë ndeshje.

Sipas kësaj faqe, futbollisti me notën më të lartë ishte Edin Dzeko, i cili u notua me 8.6, ndërsa dështimi i ndeshjes ishte portieri mysafirë me notën 4.2. /Telegrafi/

Roma:

Paraqitje të mirë te Roma patën edhe Paredes dhe Salah

Palermo: 

Te Palermo nuk bindën as Morganella dhe Chochev
Exit mobile version