Telegrafi

Roma 3-2 Pescara: Notat e lojtarëve, Memushaj më i miri te mysafirët (Foto)

Roma ka fituar me shumë vështirësi ndaj Pescarës me rezultat 3-2.

Në këtë takim asistoi dy herë dhe shënoi një gol anësori argjentinas, Diego Perotti dhe me meritë ishte më i miri.

Lexo po ashtu Memushaj i shënon gol të bukur Romës (Video)

Por, te Pescara më i miri ishte mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj, i cili shënoi golin e parë të mysafirëve.

Më poshtë keni notat e të dy skuadrave. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Romës:

Perotti u vlerësua me notën maksimale 10, kurse Dzeko me dy golat e tij u vlerësua me notën: 8.7

Notat e lojtarëve të Pescaras:

Memushaj u vlerësua me notën 7.5.