Telegrafi

Roma 2-1 Genoa: Notat e lojtarëve, Dzeko më i miri në fushë

during the serie A match between AS Roma and Genoa CFC at Stadio Olimpico on April 18, 2018 in Rome, Italy.

Roma ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 33-të të Serie A.

Romakët kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Genoas me rezultat 2-1.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave, ku më i miri në fushë ishte në radhët e vendasve.

Lexo po ashtu Roma kryen punën ndaj Genoas, rimerr pozitën e tretë në Serie A

Edin Dzeko duket se ka rilindur në fund të kampionatit dhe për këtë po vlerësohet edhe me nota të mira, ku kësaj radhe është notuar me 8.3.

Më i dobëti në fushë ishte Zukanovic, i cili shënoi autogol dhe i dha epërsinë e dyfishtë vendasve.

Pas kësaj, Roma ngjitet në pozitën e tretë të renditjes tabelore me 64 pikë, ndërsa Genoa mbetet në vendin e 12 me 38 pikë. /Telegrafi/

Roma

Genoa