Roma ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 33-të të Serie A.
Romakët kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Genoas me rezultat 2-1.
Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave, ku më i miri në fushë ishte në radhët e vendasve.
Edin Dzeko duket se ka rilindur në fund të kampionatit dhe për këtë po vlerësohet edhe me nota të mira, ku kësaj radhe është notuar me 8.3.
Më i dobëti në fushë ishte Zukanovic, i cili shënoi autogol dhe i dha epërsinë e dyfishtë vendasve.
Pas kësaj, Roma ngjitet në pozitën e tretë të renditjes tabelore me 64 pikë, ndërsa Genoa mbetet në vendin e 12 me 38 pikë. /Telegrafi/
Roma
Genoa