Roma ka fituar ndaj Empolit me rezultat 2-0.
Giallorossët kanë vazhduar me fitore në Serie A, duke mposhtur Empolin në kuadër të javës së 30 të Serie A.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko (12’, 56’).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Radja Nainggolan, i cili u vlerësua me notën 8.2, ndërsa nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Federico Barba që u notua me 6.1.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Federik Veseli, pati gjithashtu një paraqitje që lë për të dëshiruar, ku u notua me 6.2. /Telegrafi/
Roma:
Empoli: