Telegrafi

Roma 1-3 Lazio, nota e Strakoshës dhe të tjerëve (Foto)

Lazio e ka fituar derbin e madh lokal ndaj Romës me rezultat 3-1.

Skuadra e Simone Inzaghit ka mposhtur Romën në shtëpi dhe i ka dhënë vetes shpresë për të zënë një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Roma "sundohet" nga Lazio (Video)

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Daniele De Rossi (45+) për vendasit, ndërsa Keita Balde (12’, 85’) dhe Dusan Basta (50’) për mysafirët.

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje është Senad Lulic, i cili u notua me 8.9, ndërsa nota më e ulët shkoi për Antonio Rudiger që u vlerësua me 5.7.

Për Lazion, 90 minuta mbrojti edhe portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, i cili pati një paraqitje brilante duke u notuar në fund me notën 7.8./Telegrafi/

Roma:

Paraqitje të dobët patën edhe Fazio e El Shaarawy

Lazio: 

U dalluan edhe Keita, Savic e Biglia