Juventusi e ka fituar derbin e javës së 19-të ndaj Romës me rezultat 2-1 në Serie A.
Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Merih Demiral (3’) dhe Cristiano Ronaldo (10’), ndërsa për Giallorossët realizoi vetëm Diego Perotti (68’).
Juventusi ishte skuadër më e mirë për një nuancë dhe u vlerësua me notën e përgjithshme 6.83, derisa Roma u vlerësua me 6.33.
Lojtarët me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishin mbrojtësi turk dhe Adrien Rabiot, që u notuan me 7.5.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të ishte mesfushori i romakëve, Jordan Veretout, që u vlerësua me 5.4.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/