Telegrafi

Roma 1-1 Lazio, notat e lojtarëve

Roma vs Lazio (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma dhe Lazio i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 21-të, pasi ndeshja përfundoi 1-1 në Olimpico.

Golin për Giallorossët e realizoi Edin Dzeko në minutën e 269të, ndërsa për lacianët shënoi Francesco Acerbi (34’).

Roma ishte më e mirë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.81, ndërsa Lazio u vlerësua me 6.37.

Roma vs Lazio (Photo by Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë derbin lokal doli të ishte Cengiz Under që u notua me 8.0.

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi ishte Pau Lopez që u vlerësua me 5.4, ndërsa edhe Thomas Strakosha nuk kishte paraqitje të mirë, 5.5.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Lazios (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/