Roma ka fituar ndaj Milanit në derbin e javës në Serie A me rezultat 1-0.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti është treguar e fortë ndaj Milanit, duke fituar me rezultat minimal.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Radja Nainggolan (62’), teksa vlen të theksohet që Milani humbi një penallti me M’baye Niang (27’).
Futbollistët me notën më të lartë ishin mbrojtësit e Romës, Federico Fazio dhe Kostas Manolas, të notuar me 8.2, ndërsa notën më të ulët e ka M’Baye Niang, i cili u notua me 5.4. /Telegrafi/
Roma:
Milan: