Roma ka mposhtur Juventusin me rezultat minimal 1-0.
Giallorosët kanë triumfuar në një ndeshje spektakolare, ku pati shumë raste shënimi nga të dyja skuadrat, por që u vendos nga vetëm një gol.
Ishte qendërmbrojtësi italian Gianluca Mancini që me një gol fantastik nga distanca i siguroi Romës tre pikë.
E nota më e lartë në këtë sfidë shkoi për portierin e Romës, Rui Patricio që u notua 8,0, derisa me nota të larta u vlerësuan edhe Roger Ibanez, Gianluca Mancini e Lorenzo Pellegrini.
Nota më e ulët shkoi për sulmuesin e Juventusit, Moise Kean i cili u ndëshkua me karton të kuq. /Telegrafi/