Bentley dhe Rolls-Royce janë në një garë të ngushtë se cila do të sjell një automobil luksoz, të shpejtë, sportiv dhe që është i destinuar për familjarë.
Derisa Bentayga është duke marrë mjaftë vëmendje, dizajnerët nga Rollsi janë duke punuar në një model që është quajtur me emër të koduar – Project Cullinan, transmeton Telegrafi.
Megjithëse po punohet në mënyrë shumë të fshehtë, zyrtarë nga kompania ka zbuluar për Top Gear se si do të duket pamja e jashtme e kësaj super-makine.
Pos këtyre dy fotografive, asnjë e dhënë shtesë nuk është bërë për këtë model që do ta sjellë RR.
“Po më duket si BMW X5”, është një koment i shkurtër, që ka marrë shumë pëlqime. /Telegrafi/