Site icon Telegrafi

Rolls-Royce thotë se porositë e radhës të modelit Spectre mund të dorëzohen nga viti 2025

Gjatë një takimi me mediat, drejtori ekzekutiv i Rolls-Royce tha se kërkesat për veturën tërësisht elektrike Spectre i kanë tejkaluar pritjet e tyre të para, kështu që klientët që porosisin tani, veturën e tyre mund ta marrin në vitin 2025.

Dërgesat e para janë planifikuar për tremujorin e katërt të këtij viti, por në fakt ato njësi u përkasin klientëve që porositën të parët.

Në fakt nuk është e pazakontë të presësh më shumë se një vit, ndoshta edhe një vit e gjysmë, në segmentin e veturave luksoze, por klientët nuk do të jenë të lumtur të dinë se vetura e tyre ultra premium do të mbërrijë pas dy vitesh apo më shumë, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, kjo është një nga virtytet kryesore të Rolls-Royce – veturat e saja të punuara me dorë që kërkojnë shumë kohë për t’u ndërtuar.

Rolls-Royce veturat e saj zakonisht i dorëzon brenda 12-15 muajve, por Spectre është padyshim një rast i veçantë, për të mos përmendur të gjitha personalizimet dhe veçoritë të cilat janë në dispozicion për veturën në fjalë, e që shtojnë mjaft kompleksitet. /Telegrafi/

Exit mobile version