Telegrafi

Rolls-Royce Phantom me mbi një milion trëndafila të qepura në pjesën e brendshme

Tavani i këtij Phantom, është mbushur me trëndafila që rriten në Goodwood

Kemi parë shumë Rolls-Royce të modifikuar, që dallojnë prej të tjerave, mirëpo ky Phanton është shumë më i veçantë, transmeton Telegrafi.

Ayad Al Safar është afaristi që e ka porositur këtë limuzinë, brenda të cilës ka kërkuar që të qepen mbi një milion trëndafila special.

Trëndafilat shumëngjyrësh e kanë mbushur brendinë e makinës, nga pjesët anësore deri në tavan, derisa nuk mungojnë as në pjesën e përparme te shoferi.

Madje, ato nuk janë çdo lloj i trëndafilave, por të krijuara nga Harkness Roses, që rriten vetëm në Goodwood të Anglisë, me kujdes special.

Afaristit që i pëlqejnë shumë këto trëndafila, është inspiruar nga një kopsht që ishte në lulëzim të plotë dhe kërkoi t’i qepen brenda veturës, ndërsa këtë e bëri të mundur Rolls-Royce Bespoke. /Telegrafi/