Një kompani që merret me modifikimin e veturave, ka prezantuar “kryeveprën” më të fundit – Rolls-Royce Phantom me gjashtë rrota.
Brendësia është e veshur me lëkurë krokodili, kurse rrotat gjigante e bëjnë të duket edhe më agresive, transmeton Telegrafi.
Phantom i prodhuar në vitin 2005 është modifikuar nga kompania Danton Arts Kustoms, që udhëhiqet nga francezi Alexander Danton.
Ai shpresën së veprën e tij “të artit” ta shesë për pesë milionë euro. Për modifikimin e kësaj “bishe”, i kaloi tre muaj në garazh – duke e zgjeruar dhe zgjatur.
Vetura përdor motorin origjinal 6.7 litërsh V12 të Phantom që prodhon 453 kuaj-fuqi. Fuqia motorike bartet në të gjashtë rrotat.
Sipas menaxherit të kësaj kompanie, sfida e tyre e radhës sa i përket modifikimit të veturave do të jetë Lamborghini Urus, që gjithashtu do ta sjellin me gjashtë rrota. /Telegrafi/